Traditë dhe ngjyrat e tokës

15/02/2017 00:00

Në ambientet e Piramidës në kryeqytet është hapur një ekspozitë e dy piktoreve të reja Edlira Bashi dhe Anila Hetoja.

Në punimet e tyre prezantohen tematika të ndryshme. Njëra sjell veshjet kombëtare në mënyrë moderne, kurse tjetra realitetin gri në veprat e së cilës mbizotërojnë ngjyrat e tokës.

“Kjo është ekspozita e dytë që ne bëjmë. Shpresojmë që të jetë po aq e bukur sa e para”, shprehen piktoret.

Të pranishëm në ekspozitë ishin shumë artdashës të fushave të ndryshme, të cilët panë nga afër punimet e këtyre dy artisteve.

Ndërkohë që ambientet tek Piramida do t’i vijnë pranë çdo artisti të ri që dëshiron të prezantojë punimet vetjake, qofshin në pikturë apo muzikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta