Si të kombinoni pantallonat kaubojs?

08/02/2017 00:00

Kanë qënë një kult i viteve ’60- ’70, dhe pantallonat kaubojs janë rikthyer disa herë në krye të klasifikimit të tendencave të modës.

E si mund të harrohen kur në vitet ’90 dhe në vitet e para 2000 kur xhinset duhet të ishin me shtrat të ulët, dhe pjesën e pasme të ngritur?

Shakira, Britney Spears, Christina Aguileira, frymëzimi stilistik për adoleshentët e asaj periudhe që kopjonin lukun e tyre.

Trendi rikthehet në vitin 2009, pas shpërthimit të modelit Skinny. Dhe pas disa stinëve në pasarela, pantallonat kaubojs janë zyrtarisht mes veshjeve që duhet të keni në dollap.

Vështirësia kryesore mbetet e njëjta, si t’i kombinoni?
Kujt i rinë mirë këto lloj pantallonash? Modeli në përgjithësi “tradicional”, me bel të shkurtër, e ngushtë te këmbët dhe të gjëra në fund, i përshtatet një fiziku mesatar, si rasti i Olivia Palermos, një fanse e madhe e këtij model. Beli i shkurtër ka tendencën të theksojë pjesën e pasme të trupit, ja pse ky tip pantallonash kërkon një fizik të gjatë.

Këshilla është që të fokusoheni tek pantallonat me bel të lartë pasi do të zgjasni pjesën e pasme të trupit.

Xhinset kauboj
Xhinset, një kult pë një gjeneratë të tërë janë modelet më komplekse për tu kombinuar. Arsyeja? Denim njihet si një veshje casual dhe kauboj mund të theksojë këtë aspekt. Ja pse, nëse ishit duke menduar për xhinse për një takim, zgjidhja është kombinimi me një bluzë të butë dhe një palë sandale origjinale.

Nëse taka nuk bën për ju, zgjidhja janë dy: xhinse të kombinuara me një xhaketë shik, atlete klasike të bardha. Ose një këmishe oversize, xhinse me thekë, mes trendit të stinës dhe gjysmëçizme me ngjyra.

Pantallonat kauboj elegante
Varianti i rafinuar është më i dashur nga VIP-at dhe stilistët, sidomos kur mendohet për luk për mbrëmje. Ky lloj pantallonash është më i thjeshtë se xhinsi për tu kombinuar por gjithashtu kërkon vëmendje të veçantë.

Sigurisht, klasikja është e zeza, pavarësisht stilit që zgjidhni. Fokusohuni në një model me bel të lartë, me detaje të çmuara dhe kombinoheni me një këmishë bon ton.

Top Channel