Një shtetas amerikan, themelues dhe menaxhues i një prej rrjeteve më të mëdha të pedo-pornografisë në atë që njihet si “DarkWeb” u dënua me 20 vite burg nga gjykatat amerikane.

David Lynn Browning ishte në qendër të faqes së internetit të quajtur Playpen.  Roli i tij në faqe ishte moderimi i temave të diskutimit dhe menaxhimin e anëtarësimeve.

Në momentin që kontrollin e saj e mori FBI, në 2015, faqja numëronte 150 mijë anëtarë. Agjentët federalë vazhduan operimin e saj për dy muaj pasi morën kontrollin nga ku zbuluan themeluesit, menaxhuesit dhe anëtarët e përfshirë në pedo-pornografi.

Departamenti i Drejtësisë beson se faqja ka funksionuar për vite me radhë duke shfrytëzuar anonimatin që u sigurohej nga shfletuesi (browser) “The Onion Router”, i njohur shkurt si “TOR Browser”.

David Lynn Browning, veç dënimit me 20 vite burg do të mbahet edhe në vëzhgim përgjatë gjithë jetës së tij pas kryerjes së dënimit.

Top Channel