Lapsi i syve është një pjesë e rëndësishme e një make up të mirë, për një shikim të thellë dhe tërheqës. Por nuk është aq e thjeshë sa duket për të bërë vijëzimin mbi sy.
Ja disa ide për ta bërë më të thjeshtë këtë proces dhe të japin mundësi të korrigjosh gabimet pa e nisur make up nga e para.
Gabimet mund të ndodhin në mosvendosjen korrekt të tij tek të dy sytë, por edhe tek produkti që përdor. Mund të përdorësh një laps penel, pra të lëngshëm, i cili të jep mundësi të korrigjosh pasi thahet më ngadalë. Gjithashtu përdoret edhe lapsi i syve, është më i saktë, por nuk të fal gabimet. Duhet ta bësh me saktësi. Së fundmi është edhe tendenca e lapsit në formë xheli që praktikohet njësoj si peneli.
Për të aplikuar lapsin e syve duhet të afroni pasqyrën në mënyrë të tillë që të mos lëvizni dorën. Do ishte mirë të kishit një mbështetje për brrylin.
Për të vizatuar vijën mund ta bëni njëherësh pa ndërprerje, por mos harroni që ajo duhet të theksohet nga pak. Nëse mendoni se nuk e keni dorën të vendosur mirë, përdorni më parë një laps, e më pas kaloni mbi të një laps sysh të lëngshëm. Nëse keni frikë dhe për kët provojeni ta bëni me pika të cilat më pas i bashkoni mes tyre.
Për të bërë harkun mund tju ndihmoj një copë ngjitësi letre, duke e vendosur poshtë këndit të jashtëm të çdo syri apo një lugë çajii cili do tju shërbejë si udhëzues për të dy vijat e lakuara.
Zgjidhni llojin e vijës që i përshtatet më shumë syrit tuaj.
Top Channel