Këpucët që kombinohen me fundin

06/02/2017 00:00

Kur bëhet fjalë për kombinimin e këpucëve me veshjen është disi e vështirë. Kjo pasi mjafton një zgjedhje e gabuar për të të prishur të gjthë lukun. Për këpucët dhe fundin, për shembull, jeni të sigurtë që bëni zgjedhjen e fundit?

Minifund dhe takë e lartë duhen evituar, ashtu si dhe fund i drejtë dhe këpucë të sheshta janë një kombinim që nuk funksionon, as për modelet. Revista Grazia na sjell disa këshilla.

Fundet veref
Ky lloj fundi është ëmblemë e veshjes femërore, qoftë i shkurtër apo i gjatë, apo mbi gju, të jep mundësinë të mbulosh defektet dhe të nxjerr në pah belin. Por gjithashtu edhe zgjedhja e këpucëve është thelbësore.

Për ato që duan një pamje komode dhe në të njëjtën kohë me stil, këshilla është të fokusoheni tek klasiket, çizmet deri tek kyçi. Taka mesatare dhe një dizajn i thjeshtë, ndërsa tonalitetin zgjidheni sipas modelit.

Taka e lartë dihet që e bën trupin të duket më i gjatë. Guxoni me sandalet apo dekoltetë, sipas stinës dhe shijes personale.

Nëse idea e një trupi të shkurtër ju pëlqen, atëherë zgjidhni variantin që dëshironi me këpucë të sheshta. Dhe për të hequr efektin e një gruaje në moshë, fokusohuni tek modeli i butë me këpucë balerinë lëkure.

Fundet e gjatë
Kur flitet për fundet e gjatë, synohet një gjatësi që lulëzon dhe mbulon dhe kaviljen. Është një lloj veshje që nuk është e lehtë të vishet e jo më të kombinohet. Dhe në këtë rast roli i këpucëve është deciziv. Nëse zgjidhni një model A-line, këpucët mund të jenë të modelit të hapur në fund me një takë kuadrate.

Gjatë verës një alternativë e mirë janë pantoflat e sheshta dhe shik, që kombinohen më së miri me një fund të gjatë dhe të lehtë. Fokusohuni në një model me prerje për të qënë të lirshëm në lëvizje.

Një tjetër zgjidhje e vlefshme janë dhe atletet, qoftë të lehta apo lëkurë, por variantet e këshilluara janë ato bazike, për tu shfrytëzuar në në pranverë dhe verë, duke treguar kaviljen dhe për të pasur një stil casual.

Fundi i stilit “loungette”
Shik dhe zonjushë, është një nga variantet retro më të dashura. Ideal për zyrë por edhe për kohë të lirë apo evente speciale, pasi kombinohet shumë lehtë. Lartësia në këtë rast është e rëndësishme, me një palë sandale në pranverë. Ndërsa në dimër me një pallto të rëndë dhe çizme të larta si stili i viteve ’60.

Të dyja janë zgjidhje tendence që mund ti vishni si ditën, dhe në mbrëmje.

Minifundi
Minifundi është një kult, që nga vitet ’60 deri sot, një simbol i feminizmit, liria për ta veshur pa druajtje se mund të paragjykohesh.
Çizme, këpucë, apo të sheshta? Mes këtyre të trejave, minifundit dhe çizmet është mes më të fortave. Sigurisht dhe takat, por nuk duhet të kalojnë 12 cm. për ditën mund të zgjidhni dhe të sheshtat, do të jeni femërore me stil.

Top Channel