Streçet, si t’i kombinoni

03/02/2017 00:00

Sfilatat e fundit treguan se për sezonin pranverë-verë 2017 rikthehen streçet.

Harrojini për një moment se kanë dalë jashtë mode, por mendoni për shembull për eleganten Audrey Hepburn,  një nga aktoret e para që i ka mbajtur teksa ato cilësoheshin si të vjetra. Një shpikje kjo e Emilio Puçi që në atë kohë, pra në vitet ’50 korri mjaft sukses.

Më pas në vitet ’80 ka qënë Madonna që i ka veshur në filmin “Desperately Seeking Susan” dhe që nga ai moment dolën sërish në modë.

Nëse mendoni se nuk do ju ndodhte të lëxoni në të njëjtën frazë streçe dhe lëkurë, është momenti për ta besuar. Alexander Mcqueen zgjedh pikërisht streçet e lëkurës si pjesë e koleksionit të tij Cruise 2017.  Gjithçka qëndron në ekulibrin e trupit me veshjet.

Për të apasionuarit e stilit ‘vintage’ zgjidhja është këmisha e stilit viktorian me jakë, përgjithësisht e gjerë, që mbuln belin dhe të ndenjurat dhe shtojini dhe një palë çizme të shkurtra.

Si mundësi e dytë është kombinimi i një trikoje të madhe, me një bluzë apo golf dhe atlete. Detaji më cool? Çorapet.

Alternativa e tretë është ajo e stilit të viteve ’80. Streçet janë në lëkurë me ngjyra, sandale me pak takë, një këmishë mashkullore dhe xhaketë e butë leshi me cërka.

Një kombinim kult që nuk del kurrë nga moda është ajo e streçeve me një bluzë të gjatë e të gjerë, pak a shumë si koleksioni Resort 2017 i Max Mara.

Një propozim që nuk duhet nënvlerësuar është ai me stampime. Preferohen ato me efektin optikal, qoftë me ngjyra apo bardh e zi për të patur një kombinim origjinal si gjatë ditës, ashtu dhe në mbrëmje.

Nëse jeni në kërkim të diçkaje alternative, si stili i Studio 54, zhvendoseni të gjithë vëmendjen në streçet ekstravagante. Mos harroni që nuancat janë thelbësore dhe shmangni ngjyrat e forta duke preferuar gjithmonë të zezën. Nuancat e forta zgjidhini për pjesën e sipërme të veshjes.

Sigurisht që nuk mungon as alternativa komode, ajo që mund ta shfrytëzoni gjatë fundjavës apo në ditët e pushimit, larg zyrës dhe impenjimeve mondane. Një bluze sportive të gjatë klasike dhe një palë këpucë të sheshta. Detaji që mund t’i shtoni? Syzet e diellit.

FOTO GALERI
5/6
Studio 54

Top Channel