Që nga lançimi i Instagram Stories gushtin e kaluar Snapchat ka pasur një rënie të përdoruesve.

Disa raportime, sipas TechCrunches thonë se shikimi i Snapchat Stories ka një rënie nga 15-40%, dhe reduktim të kohës se sa shpesh e shohin një postim në Snapchat Stories.

Ndërkohë, burimet e TechCrunches thonë se ka një rritje të shpejtë të përdoruesve të Instagram Stories.  “Çdo njeri po poston më pak. Disa të tjerë nuk po postojnë më në Snapchat”, thotë administratori i një studio prodhimi lidhur me dhjetëra yje të mediave sociale që ata përfaqësojnë.

Vetë Snapchat nuk ka shpërndarë të dhëna mbi përdorimin e tij në muajt e fundit, dhe kjo për shkak të Snapchat IPO.

Top Channel