Postimi i Beyonce ku bën të ditur lajmin e shtatzënisë është rekordi i ri në Instagram. Fotoja e shpërndarë ku shfaqet ylli i popit në një foto artistike me barkun e binjakëve të saj, është fotoja që ka marrë numrin më të madh të pëlqimeve të të gjitha kohërave.

Cnet News thotë se është dhe kandidate për Guinnes.

Në vetëm tetë orë fotoja ka marrë pothuajse 6 milionë e gjysëm “Like”, dhe vetëm 16 orë pas publikimit ka kaluar 7.5 milionë pëlqime. Komentet janë plot 370 mijë. Postimi mbi pritjen e ëmbël rrëzon kështu rekordin e mëparshëm në rrjetin social në pronësi të Facebook.

Më herët ishte Selena Gomez që kishte rekordin me 6.3 milionë pëlqime në një foto të saj qershorin e kaluar.

Top Channel