Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
Nëse mendoni se rrjetet sociale janë vetëm për të rinjte, gaboni. Mesazhet, postimi i selfie në të vërtetë janë gjëra dhe për të rriturit. Të paktën kështu thuhet në raportin vjetor të Nielsen lidhur me përdorimin e aplikacioneve sociale.
Sipas tij brezi X (35-49 vjeç) janë pothuajse njësoj me Millennials (18-34 vjeç). Më të rritur kalojnë 6 orë e 58 minuta në rrjetet sociale dixhitale, ndërsa më të rinjtë ndalen në 6 orë e 19 minuta.
Pra, kjo do të thotë që jo vetëm “adoleshentët| qëndrojnë gjithë kohës në ekranin e smartphone apo kompjuterit, sepse këtë e bëjnë edhe prindërit e tyre. Rezultati ka qënë surprizues edhe për vetë presidentin e Nielsen, Sean Casey.
Megjithatë ka ndryshuar edhe koncepti për përdorimin e rrjetit social. Sipas të intervistuarve, Facebook nuk përdoret vetëm për tu lidhur me miqtë, por si portë hyrëse ku vendosin se çfarë duan të blejnë.
Gjithashtu të dhënat e Nielsen thonë se përdoruesit hyjnë në rrjetin social më shumë nga telefonët e tyre.
Top Channel