Pastrimi i parave, Kosova anëtarësohet në Egmont Group
01/02/2017 00:00
Kosova u anëtarësua në Egmont Group, një organizatë që bashkërendon përpjekjet e vendeve kundër pastrimit të parave, krimit financiar dhe financimit të terrorizmit.
Lajmin e bëri të ditur presidenti Hashim Thaçi, i cili e vlerësoi si një arritje të rëndësishme në nivel ndërkombëtar për Kosovën.
“Ky anëtarësim dëshmon se vendi ynë i ka përmbushur standardet më të larta në këtë sektor dhe i përgëzoj të gjitha institucionet shtetërore që u angazhuan për të bërë të mundur këtë”, njoftoi Thaçi në rrjetet sociale.
Top Channel