Dihet tashmë që smartphone-ët janë si një ‘magnet’ për gjurmët e gishtave, njollat, pluhurin dhe mbetje të tjera, por ai që dëshiron të mbajë të pastër pajisjen mund të ketë një zgjidhje… të paktën në Japoni.

Kompania Kyocera ka nxjerrë një smartphone të ri që mund të lahet me ujë të ngrohtë, direkt nga rubineti, dhe me çfarëdo lloj sapuni.

Ajo quhet “Rafre” dhe është një përditësim i një modeli të mëparshëm që mund të lahej me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të përcaktuar për duart. Mes aplikacioneve të tij, veç të tjerash është edhe ai i kuzhinës, që të jep mundësinë të lundrosh mes recetave, të rregullosh një afat kohe apo ti përgjigjesh telefonatave me gjeste, pa e prekur. Ky është një funksion që është menduar për ata që janë në kuzhinë dhe nuk duan të prekin telefonin me duart që janë duke gatuar.

Një tjetër veçori e tij është edhe ekrani “touch” që të jep mundësinë ta përdorësh dhe nëse i ke duart e lagura apo ke veshur dorashka. Telefoni do të jetë i disponueshëm që nga marsi, vetëm në Japoni nëpërmjet operatorit KDDI, në tre ngjyra, rozë e lehtë, e bardhë dhe e kaltër.

Top Channel