Bukuria natyrale, tendenca e pranverës 2017

31/01/2017 00:00

Një bukuri natyrale që theksojnë ndriçimin e fytyrës falë përdorimit të vajrave formësojnë linjat e saj. Kjo është tendenca e re e make up “no filter”, duke i thënë lamturmirë perfeksionit artificial, dhe vë në qendër të vëmendjes ndriçimin e fytyrës dhe buzët mat.

Objektivi për artistët e trukut është imitimi i dritës pa përdorur pluhura apo zgjidhje korrektuese. Kjo teksturë e lagur është në harmoni me meditimin e bukurisë, “less is more”, që vlerëson një dimension individual të bukurisë.

Eleganca theksohet nga kontrasti i efektit të laguar apo të hidratuar të fytyrës me një trukiom të buzëve te realizuar me buzëkuq mat në të gjitha nuancat nga nude deri tek e kuqja e errët apo portokallia intense.

Tonet mbulojnë vetëm një pjesë të fytyrës, ndërsa në qepalla aplikohen nuanca nude të shkëlqyeshme, e preferueshme në formë xheli.

Mos harroni kjo do të jetë tendenca e pranverë verë 2017.

Top Channel