Kosovë-Serbi, dialogu vijon të mërkurën në Bruksel

30/01/2017 00:00

Të mërkurën e 1 shkurtit, në Bruksel do të vijojë procesi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Ashtu si përpara pak ditëve, edhe këtë herë delegacionet që do të shkojnë në kryeqytetin e Belgjikës do të përfaqësohen nga nivelet më të larta.

Serbët do të paraqiten sërish me presidentin Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiç, ndërkohë që nga pala kosovare do të shkojnë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.

Takimi i fundit mes dy delegacioneve kosovare dhe serbe në Bruksel, i udhëhequr nga shefja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Federica Mogherini, erdhi pas tensioneve në rritje për shkak të trenit serb që tentoi të hynte në Mitrovicën veriore, si dhe pas murit të ngritur nga serbët në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës shumë pranë urës së lumit Ibër.

Top Channel