Si ta aplikoni lapsin sipas formës së syrit

26/01/2017 00:00

Sytë janë arma më e fortë për të flirtuar apo për të qënë tërheqëse, por çdo formë syri kërkon një teknike makeup individuale. Bëjini sytë pak më të shkëlqyeshëm.

Bright Side sjell një guidë të vogël për tju ndihmuar se si ta bëni lapsin e syve sipas formës së syrit.

Sy bajame
Si mund ta dini nëse keni sy në formë bajame? Kur të dy skajet e syrit janë në të njëjtin nivel dhe distanca mes cepit të brendshëm është e njëjtë me atë të gjatësisë së syrit.

Në këtë rast bëni një vijë të hollë mbi sy, duke nisur nga cepi i brendshëm dhe deri në fund të syrit, por pa dalë jashtë tij. kjo teknike e bën syrin më të madh dhe më shprehës.

Sy maskë
Në këtë rast pjesa e madhe e qepallës e tregon syrin të duket më i vogël, prandaj ju duhet sa më shumë volum të jetë e mundur. Bëni një vizë të trashë mbi qepallë dhe jepini një harkim në fund. Një truk tjetër? Përdorni lapsin më të errët që mund të gjeni.

Sytë me distancë
Nëse distanca mes syve tuaj është më e madhe se gjerësia e njërit sy, atëherë ju keni sy të gjerë.

Për ti bërë sytë të duken pak më afër njëri-tjetrit, bëni një vizë nga cepi i brendshëm i syrit tek ai i jashtmi. E më pas në pjesën e poshtme të syrit, nga mesi i tij deri në cepin e jashtëm, po pa dalë nga kornizat. Gjithashtu kur vendosni rimelin në qerpik, ktheji drejt hundës.

Syri i gjerë
Sytë e gjëra, ose të rrumbullakët janë mjaft shprehës, kështu që gjithçka që ju duhet është t’i bëni të duken pak të stërzgjatur.

Kështu që përdorni lapsin e syve për të bërë një vijë të zgjatur afërsisht edhe 1 cm jashtë cepit të jashtëm të syrit. Për këtë lloj syri është ideale teknike e ‘Smokey eyes”.

Syri i stërzgjatur
Ky lloj syri konsiderohet mjaft joshës, por duhet ta vendosni me kujdes lapsin e syve për të mos e bërë të duket e ngushtë. Për t’i bërë të duken më të mëdhenj dhe më të shndritshëm, bëni një vijë që del pak nga cepi i syrit dhe jepini hije butësisht.

Poshtë qerpikëve aplikoni një laps të bardhë dhe më pas përdorni një laps të zi për të theksuar qepallën e sipërme, dhe për të trashur pjesën qëndrore të vijës.

Sytë e afërt
kur distanca e syve është më e vogël se vetë gjerësia e njërit sy, atëherë keni sy të afërt. Në këtë rast duhet të bëni që syri juaj të duket më i hapur.

Duhet të bëni një vijëzim që nis nga hija më e lehtë tek ajo më e theksuar në cepin e jashtëm të syrit. Niseni vijën shumë të hollë në cepin e brendshëm të syrit dhe më pas zgjateni deri në cepin e jashtëm. Fundi duhet të jetë pak më i gjatë se cepi i jashtëm dhe pak i ngritur.

FOTO GALERI
2/6
Sy maske

Top Channel