Aktori vret veten “live” në “Facebook”

26/01/2017 00:00

Një aktor aspirues, i cili po përballej me disa akuza për abuzim seksuale ka vrarë veten “live” në “Facebook”.

Frederick Jay Bowdy 33-vjeç është futur në faqen e tij në “Facebook” rreth orës 5:30 të mëngjesit dhe ka lajmëruar fansat e tij se do i jepte fund jetës.

Një anëtar i familjes, i cili ka parë transmetimin “live” të Bowdy, ka lajmëruar menjëherë policinë e Los Angeles duke i kërkuar atyre të bëjnë një kontroll sigurie. Oficerët e policisë kanë gjetur vendndodhjen e Bowdey, por kur kanë mbërritur në vend, aktori i kishte dhënë fund jetës së tij.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel