Ky është momenti magjik kur një pikturë vjen në “jetë”. Nuk bëhet fjalë për ndonjë mashtrim apo iluzion optik, por ndodh me të vërtetë.

Për ta realizuar këtë ju nevojitet vetëm një shënues për tabela dhe një sipërfaqe e lëmuar, pa harruar edhe ujin.

Pasi keni vizatuar diçka mbi sipërfaqen e lëmuar hidhini ujin dhe prisni që të magjia të realizohet.

Gjithçka bëhet e mundur sepse shënuesi për tabelat, ndryshe nga lapsat e tjerë, është i përbërë nga një substancë me vaj silikoni.

Kjo substancë është shtuar për të eleminuar fërkimin e tij me tabelën. E duke parë që vaji qëndron mbi ujin figura do të shkëputet nga sipërfaqja ku e keni pikturuar dhe mund të lëvizës sipas dëshirës suaj.

Top Channel