Të pastrehët po shtohen gjithnjë e më shumë nëpër botë dhe po bëhet një problem edhe më i vështirë për t’u zgjidhur.

Është një problem kompleks edhe pse agjenci të shumta jo fitimprurëse po punojnë për të gjetur rrënjët e çështjes dhe të sigurojnë një zgjidhje sistemike. Por kjo nuk është e vështirë për teknologjinë dhe inovacionin, thotë Mashable.

Pajisje dhe aplikacione janë krijuar për tu ardhur në ndihmë këtyre njerëzve, që nga palltot dimërore, në Amstërdam, tek dushet komerciale në San Francisco.

Pallto dimërore
Quhet Empower Plan, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Detroit që përpiqet të ndihmojë të varfërit dhe të pastrehët përmes vullentarëve te saj, duke krijuar një pallto inovative që shërben edhe si çantë gjumi për të mos pasur ftohtë. Ajo është rezistente ndaj ujit. Dhe pse prodhimi i saj kushton 100 dollarë për njësi, ajo jepet falas për njerëzit në nevojë.

Lava Mae, dushi i lëvizshëm
 Kjo organizatë jofitimprurëse ka nisur aktivitetin e saj në 2014 në San Francisco. Që kur kreu i saj, Doniece Sandoval krijoi autobusin e parë me dush dhe pajisje të tjera hidrosanitare për të pastrehët pati mjaft përhapje. Qëllimi ishte shërbimi i higjineës përmes dinjitetit dhe “mikëpritjes radikale”.

Tenda WeatherHyde
Kjo tendë është krijuar nga BillionBricksm një organizatë jofitimprurëse që vepron në jug dhe juglindje të Azisë. Ajo lë jashtë temperaturat e ftohta, teksa ngrohet përmes disa paneleve reflektuese.

WeCount
Është një platformë online ku të pastrehët mund të kërkojnë çfarë u nevojitet, dhe komuniteti do tua dhurojë menjëherë.

FOTO GALERI
1/4
Pallto dimerore

Top Channel