Modë, pantallonat që të zgjasin këmbët

25/01/2017 00:00

Çdo femër, që është favorizuar nga genet dhe ka këmbë të gjata e shijon mundësinë e ekspozimit të këmbëve. Për tu dukur këmbët më të gjata është e mundur, madje, duket sikur është një shkencë.

Janë disa rregulla optike dhe kromatike, që nëse i ndiqni të japin vërtetë rezultatin e dëshiruar.

Pantallonat pallat
Janë mjaft shik dhe komode dhe i rinë mirë të gjithave, qoftë të dobëta apo të shëndosha. Theksojnë këmbët dhe të japin mundësi të veshësh taka të larta që fshihen poshtë tyre.

Pantallonat e gjëra në fund
Edhe për to vlen rregulli i lejlekut, por tashmë me linjën e tyre si klesidër, i japin harmoni këmbëve.

Pantallonat Coulottes me bel të lartë
E ngre belin dhe përthyhen në fund për të lënë zbuluar një pjesë të këmbës. Në këtë mënyrë të krijon një iluzion optik të zgjatjes së këmbëve. Pantallonat coulotte, përgjithësisht të gjera, të japin një ndjesi lehtësie.

Prerja mashkullore shumë të gjera
Mos i ngatërroni me pantallonat pallat. Pantallonat me prerje mashkullore, shumë të gjera me bel të lartë, por jo shumë, na tregojnë më të dobët dhe më të lirshme. Vishni taka, dhe kaq.

Pantallonat me bel të lartë
Në përgjithësi këto lloj pantallonash, qofshin të gjera apo të ngushta, të zgjasin trupin duke theksuar belin.

Linjat vertikale
Rregulli optik shfrytëzohet në avantazhin tonë. Provoni të ndiqni me sy linjën vertikale, nga fillimi në fund, është më e gjatë se këmba juaj. Pra pantallonat me linja vertikale luajnë në favorin tuaj. Shfrytëzojini!

Një luk “total black”
Komplet me të zezë, nga koka te këmbët. Efekti optik që krijohet kur nuk ka asnjë ndërprerje ngjyrë dhe të jep një figurë më homogjene dhe të zgjatur, ku është vështirë të vendosësh kufijtë.

FOTO GALERI
2/7
Pantallonat e gjera ne fund

Top Channel