Si do të jenë xhinset e kësaj pranvere?

24/01/2017 00:00

Gjithmonë të përpiktë, të rejat për xhinset për sezonin pranverë-verë 2017 kanë dalë. Mes modeleve më të përdorura janë ato klasiket, e rregullta me bel të lartë dhe treçerekshet, që vazhdojnë të mbeten zgjedhja më e kërkuar për të theksuar trupin.

Stina e re shënon edhe rikthimin e thekëve, dhe përthyerjes në fund si një detaj që përdoret si në versionin e shkurtër dhe atë bermuda. Ja pesë tendencat ku duhet të fokusoheni.

Xhinset me thekë
Protagonist i vertetë është fundi i xhinseve, si ato të paplotësuarat me thekë, të krijuara me dorë, që japin pak stili gipsy.

Xhinset bermuda
Janë pantallonat e reja të shkurtra, por pak më mashkullore si stil, që janë pak mbi gju. Ndryshojnë nga modeli në model, janë një ‘remake vintage’ që mund ti vishni qoftë me atlete, qoftë me pupa apo sandale në mbrëmje.

Xhinset e gjëra dhe treçerekshe
Tendenca e xhinseve të shkurtra, mbi kavilje ekziston ende. Por e reja për këtë pranverë është forma e tyre, ato janë të gjëra.

Xhinset e rregullta
Quhen xhinse ‘normale’. Janë me shtrat të lartë dhe këmbë të gjata, të thjeshta pa shenja të veçanta dhe janë perfekte për një luk minimal dhe casual. Një model që mund ta kesh në dollpa edhe kur kalon sezoni.

Xhinset e përthyera
Nëse mendoni se shpëtuar nga përthyerja, gaboheni. Për sezonin e ri ato rikthehen në versionin maxi, përthyhen në fund dhe tregohen kavilja. Interesante janë qepjet e brendshme dhe dekori më i çmuar.

FOTO GALERI
4/5
Xhinset e rregullta

Top Channel