Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona Papa Françesku paralajmëroi kundër rritjes së populizmit dhe rreziqeve të politikave që çojnë drejt krijimit të diktarorëve të tillë si Hitleri.
Komentet, ai i bëri pas betimit të presidentit amerikan Donald Trump, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”.
Kreu i Selisë së Shenjtë dënoi përdorimin e mureve dhe telave me gjemba për të mbajtur larg të huajt, gjithsesi shtoi se ishte ende herët për të gjykuar udhëheqësin e ri amerikan.
“Le të shohim ç’do të bëjë Trump”, ishin fjalët e tij. Miliarderi ka ngjallur kundërshti me komentet e tij për emigrantët meksikanë dhe planet për nderimin e një muri për të mos lejuar hyrjen e tyre.
Pikërisht për këtë çështje, Papa argjentinas e kritikoi republikanin gjatë fushatës, duke vënë në dyshim besimin e tij të krishterë. I pyetur nëse ishte i shqetësuar për rritjen e populizmit në Europë dhe SHBA, Papa Françesku u shpreh:
“Krizat shkaktojnë frikë, alarm. Sipas mendimit tim, shembulli më i qartë i populizmit europian është Gjermania në vitin 1933. Gjermania ishte e rrënuar, në kërkim të një udhëheqësi në gjendje për t’i rikthyer vendit identitetin e tij, e një i ri i quajtur Adolf Hitler tha se mund ta bënte këtë”.
Papa kujton se ai nuk e kishte marrë me dhunë pushtetin dhe se vet gjermanët kishin votuar për Hitlerin.
Top Channel