BBC ka krijuar disa lloje kafshësh-robot, për të spiunuar pikërisht kafshët e egra, për qëllime studimore.

Kafshëve robot u janë vendosur kamera nga të cilat televizioni britanik filmon dhe studion jetën e kafshëve pa i shqetësuar ato.

Por jo gjithmonë ato janë të suksesshme, pasi ka raste që edhe zbulohen. Kështu ka ndodhur në rastin e një kobre robot, që u zbulua nga disa mangustë, të cilët fillimisht janë larguar, por më pas janë bërë kuriozë pse ky gjarpër nuk po i ndiqte.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel