Bernie Ecclestone mund të tërhiqet nga pozicioni i tij si shef ekzekutiv i Formula 1 brenda javës së ardhshme.
Sipas burimeve pranë tij, vendimi ka ardhur për t’i hapur rrugë gjigantit të “Liberty Media” që është shumë pranë marrjes përfundimtare të kontrollit të plotë të F1, të cilin e ka vlerësuar për shumën e 8 miliardë dollarëve.
Ecclestone pati deklaruar në shtator se kishte kërkuar të qëndronte në pozicionin e tij edhe për tre vitet e ardshme, por “Liberty Media” dëshiron të bëjë një riorganizim.
Madje pronarët e rinj të F1 kanë punësuar Chase Carey, ish-shefin ekzekutiv të Fox si drejtuesin e ri të sportit të makinave të shpejtësisë.
Largimi i Ecclestone do t’i jepte fund mbretërimit 40-vjeçar të tij në këtë sport.
Top Channel