Numri një i meshkujve në sportin e tenisit ka pësuar një disfatë shokuese në kompeticionin e parë të rëndësishëm të vitit, siç është “Grand Slam”-i i “Australian Open”.
Edhe pse shpresonte të fitonte të parin titull australian, Andy Murray u mposht nga tenisti gjerman i renditur në vendin e 50, Mischa Zverev, në raundin e katërt të kësaj veprimtarie, me setet që përfunduan 7-5, 5-7, 6-2 dhe 6-4.
Ky është edhe eliminimi më i hershëm për britanikun në Melbourne, që prej vitit 2009, si dhe humbja ndaj rivalit më të dobët ndonjëherë në një “Grand Slam”, që prej “Australian Open” të vitit 2006. Zverev, nga ana tjetër, do të përballet me fituesin e çiftit Roger Federer-Nishikori në çerekfinalet e turneut.
“Ishte disi lehtësuese të qëndroje agresiv, por ishte edhe më e vështirë të ruaje qetësinë”, tha gjermani, i cili fitoi në 3 orë e 33 minuta takimin.
Dhe duke qenë se ky edicion australian konsiderohet si ai i surprizave, pas Djokoviçit dhe Murrayt largohet edhe Andreas Seppi, që mposhtet nga Stan Wawrinka në 3 sete, që të treja me rezultatin 7-6.
Top Channel