Arsenal fiton në limite, shënon edhe Mustafi

22/01/2017 00:00

Javë pas jave Arsenali vijon të tregojë se është një nga pretendente kryesore për titullin në Premier League, duke qenë edhe ndjekësja më e afërt e Chelsea me 5 pikë diferencë në 22 javë kampionat.

Arsenali i Arsene Wenger edhe pse kaloi i pari në avantazh me anë të Shkodran Mustafit në minutën e 59’ ka rrezikuar të dalë me vetëm një pikë ndaj Burnley që barazoi shifrat në kohën shtesë me anë të Andre Gray që ktheu në gol një penallti të fituar nga Francis Coquelin.

Por një tjetër penallti përcaktoi fatin e kësaj ndeshje, ajo që u akordua 5 minuta më pas në favor të Arsenal, të cilën Alexis Sanchez e ktheu në gol, Me këtë fitore ekipi i drejtuar nga Wenger shkon në kuotën  e 47 pikëve pas 22 javëve kampionat.

Vlen për t’u theksuar se nga minuta e 65’ lojtari tjetër me origjinë shqiptare i Arsenal, Granit Xhaka e la ekipin e tij me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Steven Defour.

Top Channel