Sasia e proteinave për të humbur në peshë

21/01/2017 00:00

Kur vjen puna për të humbur në peshë, shumë prej nesh shqetësohen për kaloritë që marrim, por një eksperte thotë se është koha të fokusoheni diku tjetër.

Sipas dietologes Alexandra Miller duhet të përqëndroheni të proteinat.

Pse? Konsumi i proteinave të mjaftueshme është i domosdoshëm për suksesin tuaj në humbjen në peshë pasi e zgjat më shumë ndjesinë e të ngoporit, riparon indin muskulor dhe ngre nivelet e energjisë.

Sa shumë duhet të konsumoni?

Duke folur për Pop Sugar, Miller zbuloi se ndërkohë që trupi dhe dieta e çdokujt është e ndryshme, ekziston një formulë magjike për marrjen e proteinave që mund t’ju ndihmojë të humbisni kilogramë.

“Nevoja për proteina bazohet në peshën trupore, ose në disa rastë në një përqindje kalorish. Por si rregull minimumi i lejueshëm i rekomanduar dietik për proteinat është rreth 0.4 gram proteinë për 0.5 kg për gratë”.

Nëse doni të dobësoheni, Miller rekomandon ta rrisni me rreth 50%.Kjo do të thotë që për çdo 0.5 kg, duhet të hani 0.54 deri në 0.68 gram proteina çdo ditë.

Top Channel