Protesta e pakënaqësi ndaj Trump në prag të betimit

19/01/2017 08:30

Nuk ka qenë aspak dashamirëse atmosfera në Uashington në prag të betimit të njeriut që të premten do të bëhet Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara.

Dhjetëra njerëz dolën nëpër rrugë kundër Donald Trumpit, duke e cilësuar atë një fashist dhe president ilegjitim. Pritja aspak miqësore që po i rezervohet shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë nuk vjen vetëm nga protestues të thjeshtë. Jarry Nadler dhe Adriano Espaillat, anëtarë demokratë të Kongresit janë dy të fundit që i bashkohen një liste prej 50 deputetësh disidentë që nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trumpit.

Një ceremoni për të cilën Trumpi ka zhvilluar fushatë në rrjetet sociale për të bindur amerikanët të vijnë në Uashington. Në ditën kur Barack Obama do t’i dorëzojë çelësat e Shtëpisë së Bardhë e kodet nukleare pasardhësit të tij, masat e sigurisë janë në nivelin maksimal. Anomalia Trump nuk konsiston vetëm tek një president i zgjedhur me një përqindje më të ulët se kundërshtarja të votës popullore.

Sipas sondazheve të NBC dhe Wall Street Journal, asnjë tjetër përpara tij nuk ka marrë mandatin me një shkallë kaq të ulët pëlqyeshmërie, prej 44%. Sa për krahasim, Obama gëzonte 68% të mbështetjeve, ndërsa George Bush 68%. Ndërkaq, ata që do të marrin pjesë në ballon e inaugurimit të premten do të jenë do të mund të marrin me vete diçka për ta kujtuar gjithmonë atë, medaljonin me imazhin e Trump. I prodhuar në Green Bay të Uiskonsinit medalioni përfshin një portret të udhëheqësit të ri, i zgjedhur nga ai vetë. Në anen tjetër, shfaqet vula presidenciale bashkë me datën e betimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA