Disa muaj pas publicitetit për procesin e dizenjimit, Mozilla ka vendosur për logon e re mes 7 finalisteve. Opsionet ishin nga më të çuditshmet por në fund, kompania vendosi për zgjedhjen më të thjeshtë: Protokolli.

Logoja e re është një “wink”, që zëvendëson shkronjat “ill” tek fjala Mozilla, pra, Moz://a.

Në një postim në blog drejtori krijues Tim Murray thotë se kjo tregon se “përforcon atë që Interneti është në zemër të Mozilla”. Ndërkohë kompania po krijon dhe një ikonë figurë dhe i ka kërkuar opsione komunitetit kreativ për të kontribuar.

Top Channel