Kryen veprime të turpshme me të bijën e mitur, arrestohet 56-vjeçari

18/01/2017 00:00

Një 56-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi ka kryer veprime të turpshme me vajzën e tij të mitur.

Ka qënë vetë vajza e tij 13-vjeçare që ka kallëzuar të atin, ku ka pohuar se Qemal Lushi ka ushtruar dhunë fizikë dhe psikologjike ndaj saj, si dhe ka kryer vepra të turpshme.

Menjëherë pas denoncimit të vajzës, L. Lushi, policia ka arrestuar 56-vjeçarin. Ndërsa ndaj kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe 4 fishekë çifteje, të cilat i kishte pa leje.

Top Channel