Mark Zuckerberg do të dalë para një gjykate në Dallas për të mbrojtur perandorinë e tij nga akuzat se ka vjedhur teknologjinë për ndërtimin e realtitetit virtual me pajisjen Oculus.

Padia është depozituar nga Zenimax Media, e cila pretendon se ka autorësinë e programit të përdorur në këtë pajisje dhe për këtë kërkon 2 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Facebook.

Realiteti virtual (VR) u prezantua nga Facebook në vitin 2014 dhe shihet si një nder shtyllat e strategjisë së Mark Zuckerberg për dekadën e ardhshme.

BBC ka mësuar se Zuckerberg do të mbrohet duke deklaruar para gjykatës së Zenimax Media nuk ishte në gjendje të kuptonte rëndësinë e pajisjeve që mundësojnë realitetin virtual dhe se ishte puna e vetë Oculus që i dha vlerë kësaj teknologjie sot.

“Themeluesit e Oculus janë investuar në kohë dhe para sepse besojnë se realiteti virtual mund të transformojë thelbësisht mënyrën e komunikimit mes njerëzve. Jemi të zhgënjyer që një kompani tjetër po shfrytëzon një argument të padobishëm në përpjekje për të përvetësuar një teknologji për të cilën nuk kishte as vizionin, as ekspertizën dhe as durimin për ta ndërtuar”, thuhet në deklaratën e Oculus.

Në qendër të padisë është John Carmack, i cili për një periudhë të shkurtër kohore punoi si për “id Software” ashtu edhe për “Oculus”. Ai akuzohet se kur u largua nga kompania “id Software”, në fund të vitit 2013, mori me vete pronën intelektuale të kësaj kompanie.

“U largova nga id Software pasi kuptova që aty nuk kisha asnjë mundësi që të punoja me teknologjinë e realitetit virtual”, do të deklaronte ai në 2014.

Aktualisht “id Softëare” zotërohet nga Zenimax Media.

Top Channel