Famën e tyre e shfrytëzojnë për një kauzë të mirë. Për këtë, Shakira, Forest Whitaker dhe Anne Sophie Mutter nderohen me çmime përtej muzikës. Në Davos të Zvicrës, Forumi Ekonomik Botëror iu ndau artistëve nga një çmim mirënjohjeje për kontributin e tyre në ceremoninë e 23-të të Crystal Awards.
Kantautorja sakira mori çmimin për mbështeten që i ka dhënë zhvillimit të fëmijëve në fëmijërinë e hershme. Ajo është ambasadore e vullnetit të mire dhe themeluese e një fondacioni që i siguron 6 mijë studentëve akses në arsimim cilësor në Kolumbi.
“Nuk është e lehtë por unë mendoj se Ka rrugëdalje nga varfëria. Janë 250 milionë fëmijë që kanë nevojë jenë në shkollë. Duhet të financojmë fushata ndërgjegjësimi”, shprehet Shakira.
Aktori Forest Whitaker një aktivist i çështjeve sociale u nderua me një çmim për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes dhe zgjidhje e konflikteve.
Ndër vite, artistë si Andrea Boceli, Met Demon, Piter Gebriel e kanë marrë këtë çmim për kontributin e tyre për shtesat në nevojë.
Top Channel