Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar arrestimin e shefit të Samsung-ut, Lee Jae-yong, nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe dëshmi të rreme.

Rasti është i lidhur me një skandal, që ka çuar në shkarkimin e presidentes koreane-jugore, Park Geung-hye.

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, thuhet se ka dhënë donacione për fondacione jofitimprurëse, të operuara nga Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, nën këmbim të favoreve qeveritare.

Samsung ka thënë se lëshimi i urdhrit për arrestim është i nxituar dhe i pakuptimtë. Gjykata në Seul tani duhet të vendosë nëse do të autorizojë kërkesën e prokurorisë.

Top Channel