
Mund të bëjë gjithçka një nënë? Realiteti ka treguar që po, është e mundur. Nënat sot bëjnë rolin e nënave, punojnë, merren me shtëpinë, me partnerin, me prindërit e moshuar…
Por ndërkohë femrës i kërkohet edhe një farë vëmendje për pamjen, mirëqënien dhe të kujdeset për veten. Nuk është e lehtë për nënat të gjejnë kohë për veten me gjithë këto detyrime. Është e vështirë, por jo e pamundur. Kyçi? Përpiquni të thjeshtoni jetën sa më shumë të jetë e mundur, qoftë nga ana mendore qoftë dhe nëpërmjet strategjive të vogla.
Largoni ndjesinë e fajit
Në kokën e një mamaje vepron një rreth vicioz fiziologjik që tenton të bllokojë energjitë në vend që ti favorizojë. Ky fluks ndjenjash negative nis nga një ndjesi faji. Është një ndjesi faji që nënat e gjejnë dhe atje ku nuk është, një ndjesi sikur po dështojnë në atë që bëjnë çka i deprimon dhe i vë në ankth. Rezultati? Humb kohë të çmuar dhe i ezaurohen energjitë. Zgjidhja për këtë është të thjeshtësoi jetën në familje, duke adoptuar një shpirt pozitiv. Në fund të fundit nuk bëhet hataja se ngeli ndonjë gjë pa bërë.
Ngrënia së bashku
Edhe pse oraret e shkollës dhe të punës nuk ua japin këtë mundësi, të paktën mëngjesin dhe darkën hajini së bashku. Kjo është një sjellje e mirë që favorizon dialogun mes prindërve dhe fëmijëve, dhe ndihmon në organizimin e ambientit familjar. Për më tepër, është mirë që fëmijët të mësojnë të hanë atë që kanë në tavolin pa kërkuar gjëra të tjera. Ky tip edukimi është thelbësor dhe për zhvillimin e një raporti të mirë me ushqimin dhe të tjerët.
Shpenzim inteligjent
Të bësh pazarin çdo ditë është një zgjidhje jo komode për një nënë që punon. Kështu që është e këshillueshme të përmirësoni këtë, duke bërë një listë të detajuar se çfarë duhet blerë për nevojat familjare për një javë kohë. E gjithë kjo ama, pa e ekzagjeruar. Në fakt, shpërdorimi i ushqimit në familje është gjithmonë i tepërt, dhe do të zerohej me një organizim më të saktë.
Shpërnda detyrat
Harmonia familjare ndërtohet dhe duke ndarë detyrat në mënyrë të barabartë. Kjo do të thotë se punët shtëpiake, e përditshmja, të ndahet në mënyrë të mirë mes partnerëve dhe fëmijëve. Edhe nëse fëmijët janë të vegjël, mund tu jepet ndonjë detyrë si të vendosin dhomën në rregull, rrobat e palara në kosh, të rregullojnë lodrat.
Top Channel