Çiklisti Peter Dumbreck ka shënuar rekord të ri personal në tre ditë çiklizëm. Ai përdor një kompjuter Garmin 810 Edge, një monitorues zemre dhe një matës fuqie.

Dumbreck thotë se është mjaft i kënaqur nga këto pajisje pasi e sheh fuqinë e tij, përditëson të dhënat etj.

Por për ne, pjesën tjetër? A e dimë se sa kalori djegim, sa shpejt na rreh zemra, dhe sa hapa bëjmë që na mban të motivuar për të bërë më shumë ushtrime dhe për të ngrënë shëndetshëm? Pra, a janë efikase për ne?

Vitin e kaluar universiteti i Pittsburgh arriti në përfundimin se fitness trackers (pajisjet dhe aplikacionet e fitnesit) ishin ‘joefektive për humbjen e peshës”.

Studimi 2-vjeçar kishte përfshirë 500 vullnetarë mbipeshë. Të gjithëve iu kërkua një dietë bashkë me ushtrime, por vetëm gjysmës së tyre iu dha fitness tracker për ti ndihmuar.

Studimi tregoi se ata që patën këto pajisje humbën 3.6 kg, ndërsa ata që nuk i kishin humbën 5.9 kg.

“Trackers janë një matës i besueshëm i aktivitetit tonë, por nuk mund të mbështetemi plotësisht tek ato”, thotë Andrew Lane, profesor i psikologjisë sportive në universitetin e Wolverhampton.

“Nuk duhet të presim që thjesht ta blejmë atë dhe kaq ishte, disa përgjegjësi i kemi vetë ne. Duhet të çohemi nga divani dhe ti bëjmë ato 10 mijë hapa në ditë”, vijon Lane.

Madje ai shkon më tej duke thënë se nëse nuk i përdorim në mënyrën e duhur, ato mund të kenë efekte psikologjike negative tek ne. “Çfarë ndodh nëse ne në mënyrë konstante nuk i arrijmë objektivat që na kanë vendosur? Do të na demotivonte, pra efekti i kundërt që mendohej të kishte”, thotë Lane.

Top Channel