Kompania amerikane e fluturimeve hapësinore, SpaceX iu rikthye misioneve për në orbitë duke hedhur me sukses nga brigjet e Kalifornisë raketën e saj Falcon 9.

Ky ishte misioni i parë i kompanisë së Elon Musk, që prej incidentit të shtatorit të kaluar, kur një raketë e ngjashme, me mision hedhjen në orbitë të një sateliti të Facebook, shpërtheu gjatë testimeve së bashku me satelitin Amos-9 të Mark Zuckerberg.

Këtë herë gjërat shkuan ndryshe. Falcon 9 me në bord një satelit për komunikimet telefonike i kompanisë Iridium nuk pati fatin e satelitit të Facebook, por u hodh me sukses në orbitë.

Iridium planifikon hedhjen e 88 satelitëve të tillë dhe ka hegjemoninë e komunikimit të telefonave celularë me valë satelitore në mbarë botën.

Rikthimi i misioneve të SpaceX ishte parashikuar në ditët e para të këtij viti, por u shty për shkak të motit të keq që pati përfshirë bazën Vandenberg në Kaliforni.

Top Channel