Smartphone-i i fundit i HTC ka një program që studion sjelljet dhe planifikimet e pronarit të tij dhe më pas bënë rekomandime në bazë të asaj që ka përpunuar.

Kjo karakteristikë quhet Sense Companion, dhe përdoret për të shtuar jetën e baterisë si dhe të sugjeron se çfarë të veshësh.

Më i madhi i dy pajisjeve, U Ultra, gjithashtu është i veçantë pasi ka dy ekrane të ndarë. Ky është një nga telefonat e fundit që janë zbuluar këtë vit. Samsung, Nokia, LG, Asus dhe Huawei gjitashtu kanë nxjerrë telefonat e tyre më të fundit.

HTC, megjithatë, është nën presion për dy smartphone-t e rinj, U Play dhe U Ultra. Firma është përballur me humbje financiare në raportet e fundit dhe 2016 ka qënë viti me më pak të ardhura në 10-vjeçarin e fundit për të. Për momentin nuk dihet çmimi i këtyre pajisjeve të reja.

Top Channel