Shqipëria në sytë e Spanjës

11/01/2017 00:00

Kur Mbret Zogu i I-rë do të merrte në dorë fatet e Shqipërisë në 1928, po në këtë kohë daton dhe hapja zyrtare e ambasadës së Spanjës në Tiranë, vend ku çuditërisht nuk kish asnjë spanjoll resident.

Çfarë e nxiti Kryeminstrin e atëhershëm Primo de Riverën dhe Alfonsin e XII-të në krijimin e kësaj selie diplomatike? Historiani spanjoll José Manuel Azcona I ka dorëzuar Arkivit të Shtetit në Shqipëri disa dokumente që rrëfejnë këtë fakt.

“Kam gjetur disa dokumenta  shume interesant ne arkivin qendror te Spanjes per nje ambasade qe besoj qe mbreti i Spanjes ne kohen e Alfonsit te XII dhe Kryeministrit Primo de Rivera nga 1929 -1939 , qe konincidon me monarkine e Mbretit Shqiptar Zogu I. Aty po ashtu rrëfehet transformimi i madh i Shqiperise nen monarkine e Mbretit Zog, ose krijimi nga Mbreti Zog i shtetit modern shqiptar”, thotw Jose Manuel Azcona, historian spanjoll.

Prof. Azgna thotë se jo më kot, Shqipëria është vendi i tretë që njohu qeverinë e Frankos pas Gjermanisë e Italisë, fakt aspak i njohur më parë.Në këto dokukenta shfaqen simpatitë e përbashkëta që Zogu i I-rë kish për Sovranin, apo edhe skrivanina e mrekullueshme, që Franko ia dhuroi Zogut të I-rë, me rastin e martesës së tij me princeshën hungareze Geraldina Apponyi.

“Në këto dokumenta flitet gjithashtu per marredheniet diplomatike mes shteteve te tjera, Frances, Gjermanise etj. Rruget, linjat e avionit, transporti, por edhe politika e brendshme. Perceptimi sekret qe kishte ambasadori spanjoll per Shqiperine dhe shqiptarwt”,shton ai.

Spiunazh, konflikte diplomatike, probleme fetare të brendshme me vendet fqinjë, jeta e përditshme, ndryshimi transformues i vendit, kryeqyteti…

Gjithçka në paqe  e përputhshmëri të plotë deri më 1939-n, kur Musolini vendosi të pushtojë vendin dhe të emërojë Víktor Manuelin e III-të mbret të shqiptarëve, andaj Zogut iu desh të largohej në ekzil.Sigurisht, djali i tij, Leka i I-rë jetoi dhe u martua në Spanjë. Këto dokumenta zbulojnë pak nga hullitë dhe proceset mes luftrave të shtetit të ri shqiptar.

Top Channel