Një person i ri ka grabitur pasditen e së martës një farmaci në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 minuta.

I riu, rreth 20 vjeç, që dyshohet se ka qenë i armatosur, ka hyrë në ambientet e farmacisë dhe ka marrë prej andej shumën e 8 mijë lekëve.

Grupi hetimor në vendin e ngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel