“Pa Limit” në Top Channel

07/01/2017 00:00

“Pa Limit” fillon sezonin e ri të dielën mbrëma në Top Channel. Një spektakël  i bazuar në zhanrin e komedisë së improvizimin e kabaretit do të sjellë të dielën e humorit për publikun.

Me një kast prej pesë aktorësh së bashku me të ftuarin VIP të puntatës, përgjatë 90 minutave do të luhen deri në 10 lojëra, të cilat bazohen mbi humorin e atypëratyshëm.

Nën moderimin e Luana Vjollcës, ky spektakël mbart me vete edhe risitë e një sezoni të ri. Aleksandër Grami, Anais Lika, Roland Saro, Erblin Bejko dhe Jorke Broka janë kasti i të papriturave, të qeshurave dhe ndryshimit të vazhdueshëm.

Një spektakël që të përfshin krejtësisht në lojë dhe një studio e modifikuar, duke iu përshatatur karakterit të show-t.

“Pa Limit” vjen që prej 8 janarit, çdo të dielë në orën 20:45 në Top Channel. Pas rikthimit të “Portokalli”, spektakli do të vijojë transmetimin në një ditë tjetër, që për momentin është surprizë.

Top Channel