Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur ftesën publike për kandidim për postim e Avokatit të Popullit, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të Igli Totozanit.
Kandiadatët, të cilët do të garojnë për këtë post, kanë 20 ditë kohë për të depozituar aplikimin, ku veç dokumenteve të kërkuara, atyre u kërkohet që të plotësojnë edhe formularin e “dekriminalizimit”, si dhe u kujtohet se kandidatët duhet të depozitojnë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjes parlamentar, që provon se ai/ajo nuk është anëtar i asnjë partie apo organizate politike.
Pas ndryshimeve kushtetuese, Avokati i Popullit merr disa kompetenca më shumë, siç është ai se në rast se Presidenti i Republikës nuk plotëson brenda 45 ditësh listat me kandidatët për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Kolegjin e Apelimit dhe Komisionerët Publikë, kjo e drejtë i kalon Avokatit të Popullit.
Top Channel