Real Madrid, në ndjekje të Dele Allit

03/01/2017 00:00

Dele Alli luante në kategorinë e tretë angleze përpara një viti e gjysmë, ndërsa sot ai është një titullar fiks i Tottenham dhe kombëtares angleze. Për këtë arsye, 20-vjeçari është tashmë në planet e Realit të Madridit.

Edhe pse organizatori ka një kontratë 6-vjeçare me klubin londinez, nga e cila fiton 3.65 milionë euro në vit, madrilenët e kanë shumë të lehtë që ta bindin yllin e ri. Por, pengesa kryesore për transferimin e tij në Spanjë, sipas “Mirror”, është trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, i cili kërkon rreth 60 milionë euro për të.

Sigurisht që ky operacion do të mund të kryhet vetëm gjatë merkatos së verës, pasi në janar Reali i Madridit e ka të ndaluar që të blejë futbollistë. Deri në verë, lojtarë si James Rodriguez apo Isco mund të shiten në mënyrë që të blihet Dele Alli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA