
“Do të qëndroj te Manchester City në 3 sezonet e ardhshme, por karrierës sime si trajner po i vjen fundi”. Kjo është deklarata e Pep Guardiolës në një intervistë për NBC, ku spanjolli siguroi se nuk do të drejtojë skuadra kur të jetë 60-65 vjeç.
“Ndjej që lamtumira ime është një proces që tashmë ka nisur”, nënvizoi Guardiola.
Kur u pyet se përse kishte ndërmend të tërhiqej herët nga karriera e tij si trajner, ai u përgjigj shkurt: “Sepse kështu dua unë”.
Guardiola ka më pak se 9 vite që është trajner në elitën e futbollit dhe në datën 18 janar do të mbushë 46 vjeç. Ai debutoi në stol te Barcelona, në vitin 2008. Me “blaugrana”-t fitoi në 4 sezone: 2 Champions League, 3 kampionate, 3 Superkupa Spanje, 2 Kupa mbreti, 2 Superkupa Europe dhe 2 Botërorë Klubesh.
Më pas kaloi te Bayern Munchen, ku qëndroi për 3 sezone dhe fitoi: 3 kampionate, 2 Kupa Gjermanie, 1 Superkupë Europe dhe 1 Botëror Klubesh.
Top Channel