Tiranë, shpërthim eksploziv në një lokal në Bathore

01/01/2017 00:00

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ka ndodhur një shpërthim në një lokal në Bathore.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03.40 në lokalin në rrugën ‘Demokracia’, ku ka patur vetëm dëme të lehta materiale në fasadën e lokalit. 

 

Nga hetimet e para dyshohet se shpërthimi është bërë me eksploziv. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel