Arrestohet hajduti serial i urbanëve në Tiranë

01/01/2017 00:00

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi vidhte pasagjerët e urbanëve. Ervis Tako, nga Durrësi, i dënuar më parë për vjedhje, është arrestuar në sajë të operacionit të koduar ‘Fundviti’.

Ai u arrestua ditën e vitit të ri tek ish stacioni i Trenit, ku dyshohet të ketë vjedhur në autobuz A.M-së, një vlerë monetare prej 40 mijë lekësh.

 

Gjithashtu këtij shtetasi, i është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar dhe i tre rasteve të tjera të dokumentuara ku ka vjedhur sasi të konsiderueshme parash. Këtë aktivitet ky shtetas e kryente kryesisht tek stacioni i trenit në autobuzat urban.

Top Channel