Tropojë, aksidentohet për vdekje 81-vjeçari
30/12/2016 00:00
Një i moshuar u aksidentua për vdekje në Tropojë. Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit. Në prangat e policisë ka rënë Agim Syla, 47-vjeç, banues në fshatin Shumicë, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në vendin e quajtur “Slloçi”, në qytetin e B. Currit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin M.M., 81 vjeç.
Për pasojë i aksidentuari ka gjetur vdekjen, gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Kosovë.
Top Channel