Tiranë, grabitet një kazino në Rrugën e Elbasanit

28/12/2016 08:45

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që dy persona të armatosur të grabisin një kazino në Rrugën e Elbasanit. Policia e Tiranës njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 04:32, të mëngjesit të kësaj të mërkurë.

Një nga grabitësit, sipas policisë, ka pasur një armë zjarri tip pistoletë. Grabitësi tjetër ka patur në dorë një thikë.

Ata kanë arritur të marrin 200 mijë lekë dhe të largohen pa lënë gjurmë. Burime pranë uniformave blu thanë se në kazino ndodhej vetëm punonjësi i turnit të natës kur dy grabitësit, nën kërcënimin e armës i morën paratë e xhiros ditore.

Policia tha se po punon për identifikimin e tyre, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit.

Top Channel