Si të festoni Vitin e Ri me familjen

27/12/2016 00:00

Për shumë prej nesh, edhe kur nuk kanë fëmijë pyetja është se “çfarë do të bësh për Vitin e Ri?”.

Por në fakt të kalosh ditën e fundit të vitit në shtëpi mund të të sjellë supriza të këndshme, përveçse do të kurseni dhe ca para më shumë. Por të festosh në shtëpi nuk do të thotë patjetër të flesh më herët. Përkundrazi festat në shtëpi mund të ndihmojnë të hani mirë, të dëgjoni muzikë të mirë, të bisedosh me miqtë e zemrës dhe madje të kërcesh me fëmijët.

Mirëprisni miqtë
Një nga idetë më të mira është të ftoni për Vitin e Ri miqtë tuaj më të dashur, më mirë akoma nëse kanë fëmijë. Për menunë e dakrës kushdo mund të sjellë diçka dhe organizoheni si tip bufeje, që të mund të uleni qoftë dhe në taper apo jastëkë duke shijuar ushqimet. Mund të bëni dhe dy menu të ndara, një për fëmijët ku të ketë picë, patatina, kotoleta, polenta djath etj., dhe lëng frutash.

Të gjithë në kinema
Për ata që pëlqejnë mbrëmjet e qeta të shijojnë maratonën e filmave për Vitin e Ri. Sigurisht, bashkë me fëmijët! Por edhe pse duket ide e lehtë, në fakt mos humbisni rastin. Kështu që zgjidhni një film klasik të pavdekshëm për Krishtlindjet, siç është edhe “I vetëm në shtëpi”, apo “Mami, humba avionin”.

Lojërat shoqërore
Mund të organizoni lojëra të ndryshme bashkë me fëmijët dhe miqtë, që nga klasikët si Monopoli apo Risiko, mund të krijoni dhe lojëra pa blerë asgjë.

Top Channel