Shkodër, sekuestrohen 62 kg kanabis në Vermosh

26/12/2016 00:00

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 62 kg kanabis sativa në Pikën Kufitare Bashkimi, në Vermosh.

Në breg të lumit Gërçarë, shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 thasë dhe një çantë dore, me një sasi në total prej 62 kg kanabis.

Policia po vijon punën për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Top Channel