
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 7:20, në fshatin Urakë të Matit, aty ku ka dalë nga rruga një furgon me targa AA 943 OP, me të cilin udhëtonin 5 shtetas si pasagjerë.
Automjeti drejtohej nga shtetasi H.D., e sipas dyshimeve të para rezulton se shkak i daljes së furgonit nga rruga ka qenë mbulimi i aksit rrugor nga akulli dhe ngricat.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, shtetasit A.H. 67 vjeç – me disa fraktura në këmbë e për pasojë është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, – si dhe R.K., 55 vjeç; L.K., 48 vjeç dhe E.Ç., 24 vjeç, që të gjithë të shtruar në Spitalin e Burrelit e pas mjekimit janë larguar prej andej.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, që vijon veprimet e mëtejshme për të mësuar rrethanat e aksidentit, nga i cili drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Top Channel