Fier, përplaset për vdekje 60-vjeçari

24/12/2016 00:00

Një 60-vjeçar ka humbur jetën mesditën e të shtunës në Fier. Burime zyrtare të Policisë bëjnë me dije se viktima ishte duke udhëtuar me biçikletë, në momentin kur është përplasur nga një mjet.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Autogril”, kiu Vasil Latifaj, 41 vjeç nga Vlora ka qënë duke ecur me mjetin e tij tip Benz, me targë AA 891 DL, kur ka përplasur F. K, 60 vjeç nga Mbrostari i Fierit.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, 60-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Fierit. Latifaj u shoqërua në komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel