Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij Marrëdhëniet ndërmjet gjigantit të teknologjisë “Apple” dhe kompanisë që deri dje mbante stafetën për prodhimin e telefonave, “Nokia”, nuk janë në ditët e tyre më të mira.
Nokia ka paditur kompaninë amerikane për shkelje të 32 patentave teknologjike, duke pretenduar se produktet e Apple përdorin shumë nga shpikjet e patentuara të tyre që prej vitit 2011.
Pretendimet e Nokias lidhen me ekranin, programet “software”, antenat, çipat dhe kodifikimin e videove.
Deri në vitin 2011 ishte kompania finlandeze, ajo që dominonte tregun me telefonat e saj, por shumë shpejt suksesi i Nokias u sfumua me daljen në treg të Apple.
Për këtë arsye, Nokia e shiti biznesin e saj të telefonave te kompania “Microsoft”. Por këtë vit, në bashkëpunim me një kompani të re të quajtur “HMD Global”, ata po planifikojnë prezantimin e teknologjisë së fundit të “smartphone”-ve “Nokia 2017”.
Ditën e martë, Apple nga ana e saj nisi një betejë ligjore me korporatën “Acacia”, duke i akuzuar se po bashkëpunojnë me Nokian për të përfituar të ardhura nga kompania e tyre.
Top Channel